Sulejmani: Zgjidhet problemi i paraleles në gjuhën shqipe në SHF “Penko”

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, ka njoftuar se është zgjidhur çështja e paraleles në gjuhën shqipe në SHF “Penko” në Komunën e Butelit.

Sipas Sulejmanit, zgjidhja është arritur përmes koordinimit dhe bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Komunës së Butelit.

Ai thekson se zgjidhja është në përputhje me Ligjin për Arsimin Fillor dhe se synimi kryesor është mbrojtja e interesit të nxënësve dhe garantimi i së drejtës për arsimim në gjuhën shqipe.

Njoftimi i plotë i Sulejmanit:

Zgjidhet problemi i paraleles në gjuhën shqipe në SHF “Penko”

Me kënaqësi ju njoftoj se çështja e paraleles në gjuhën shqipe në SHF “Penko” është zgjidhur përmes koordinimit dhe bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Komunës së Butelit.

Zgjidhja e arritur është në përputhje të plotë me Ligjin për Arsimin Fillor dhe, mbi të gjitha, është në interesin më të mirë të nxënësve, duke garantuar respektimin e të drejtës për arsimim dhe krijimin e kushteve të përshtatshme për vijimin e mësimit në gjuhën shqipe.

Ky është një shembull se përmes dialogut, koordinimit dhe bashkëpunimit institucional mund të gjenden zgjidhje konkrete dhe në interes të fëmijëve tanë.

Arsimi dhe e ardhmja e nxënësve janë gjithmonë prioriteti ynë./tetova1.mk