BDI dhe VLEN kërkojnë shkarkimin e drejtorit të Agjencisë për realizimin e të drejtave të komuniteteve

BDI kërkon shkarkimin e drejtorit të Agjencisë për realizimin e të drejtave të komuniteteve, ndërsa VLEN dënon fuqishëm glorifikimin e Ratko Mlladiqit, transmeton TV21.

BDI akuzon se drejtori i këtij institucioni, i cili ka për detyrë të mbrojë dhe promovojë të drejtat e komuniteteve, ka lavdëruar persona të dënuar për krime kundër njerëzimit.

Nga BDI thonë se një veprim i tillë është i papranueshëm dhe kërkojnë shkarkimin e drejtorit.

Ndërkohë, VLEN ka dënuar çdo glorifikim të çetnikëve dhe veçanërisht të Ratko Mlladiqit, i dënuar për gjenocid dhe krime të tjera të rënda.

VLEN thekson se kjo nuk është çështje bindjesh personale, por e standardeve që duhet të respektojë një zyrtar publik.

 

 

Sipas VLEN-it, kush nuk respekton viktimat dhe vlerat e bashkëjetesës nuk mund të jetë garant i të drejtave të komuniteteve.