Aksident i tmerrshëm në Strugë, përplasen 3 vetura, motoçikleta dhe këmbësori

Moterçiklisti i lënduar rëndë, në spital përfundoi edhe këmbësori

Në një aksident trafiku që ndodhi në rrugën Podmolje – Qafë Thanë, janë përplasur një veturë, një motoçikletë, dy automjete të parkuara dhe një këmbësor.

Motoçiklist 20-vjeçar është lënduar rëndë, në aksident trafiku që ndodhi dje pasdite në rrugën magjistrale Podmolje – Qafë Thanë, në afërsi të Strugës.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:20, ndërsa në të kanë marrë pjesë një automjet “Golf”, një motoçikletë “Kaëasaki”, dy automjete të parkuara si dhe një këmbësor.

Me “Golf”-in ka drejtuar 61-vjeçari D.P. nga fshati Radozhdë i Strugës, ndërsa motoçikletën e ka drejtuar 20-vjeçari T.B. nga Struga.
Në aksidentin e trafikut kanë marrë pjesë edhe një “Mercedes” i parkuar me targa të Shqipërisë, në pronësi të 51-vjeçarit P.H. nga Pogradeci, si dhe një “Crafter” me targa të Strugës, në pronësi të 40-vjeçarit Z.Xh. nga fshati Frëngovë i Strugës.

Në aksident është lënduar edhe një këmbësor, 61-vjeçari B.D. nga Shqipëria, tek i cili janë konstatuar lëndime trupore.

Motoçiklisti ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat i janë konstatuar në spitalin “Shën Erazmo” në Ohër.

Në vendin e aksidentit është kryer këqyrje nga një prokuror publik dhe ekipe policore. Për momentin nuk ka informacione për rrethana shtesë lidhur me shkaqet për të cilat ka ndodhur aksidenti.