Protestat, profesori amerikan Steve Hanke thirrje Ramës të largohet: Është koha të bëjë gati valixhet

Në një postim në platformën “X”, Hanke shkruan: “Revolucioni i Flamingove ka këmbë. Është koha që kryeministri Rama të bëjë gati valixhet.”

 

Hanke ku publikuar edhe një shkrim të Al Jazeera në lidhje me mbërritjen në Shqipëri të tre anijeve që iu bashkuan “Revolucionit të Flamingove”.

Në shkrimin thuhet: “Tre anije nga Flotilja Globale Sumud mbërritën në Vlorë të Shqipërisë të premten për të mbështetur “Revolucionin Flamingo”, një lëvizje që kundërshton një vendpushim luksoz të planifikuar të lidhur me Jared Kushner. Organizatorët bënë paralele me shqetësimet për shpronësimin e tokës dhe mbrojtjen e mjedisit”.

Reagimi i ekonomistit amerikan vjen në mbështetje të protestave që vijojnë prej tre muajsh në Tiranë. Hanke e ka komentuar edhe më herët lëvizjen e qytetarëve shqiptarë.

Në reagimet e tij të mëparshme, profesori amerikan ka kërkuar që Rama të largohet nga pushteti, duke e lidhur protestat edhe me kundërshtimin ndaj projektit të Jared Kushner në Shqipëri.