Këto vendbanime në Shkup sot do të mbeten pa energji elektrike

Këto vendbanime në Shkup sot do të mbeten pa energji elektrike
Banorët e disa vendbanimeve në rajonin e Shkupit sot do të përballen me ndërprerje të furnizimit me energji elektrike, për shkak të ndërhyrjeve të planifikuara në rrjetin e shpërndarjes.

Nga ora 07:55 deri në orën 14:55, pa energji elektrike do të mbeten pjesë të Komunës së Petrovecit, si dhe konsumatorët në Ognjancë, Çojli, Badar, Kozhle, Katllanovë Bllacë dhe disa objekte të tjera në rrethinë.

Në Jurumleri, ndërprerja është paralajmëruar nga ora 09:00 deri në orën 11:00 dhe do të përfshijë një pjesë të amvisërive.

Nga EVN-ja njoftojnë se ndërprerjet lidhen me aktivitetet e planifikuara në rrjetin elektrik.

/ Aktuale.mk