Sot temperaturat deri në 41 gradë

Në Maqedoninë e Veriut sot pritet mot me diell dhe shumë i nxehtë, me temperatura që do të arrijnë deri në 41 gradë Celsius.

Gjatë ditës do të ketë vranësira të pakta deri mesatare lokale, ndërsa pasdite, veçanërisht në zonat malore, do të krijohen kushte për reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima.

Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi perëndimor dhe veriperëndimor. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 13 deri në 21 gradë, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 35 deri në 41 gradë Celsius.

Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë, me vranësira të pakta deri mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të zbresë deri në 20 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 40 gradë.

Sipas paralajmërimeve të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, nga nesër dhe gjatë ditëve në vijim pritet ulje graduale e temperaturave.

Megjithatë, gjatë orëve të pasdites do të ketë paqëndrueshmëri lokale, të shoqëruar me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të përforcuar. Në disa vende do të krijohen kushte për mot të ligë, me erë të fortë dhe breshër. përcjell Zhurnal.mk .