
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka njoftuar se i ka shkruar shefit të NATO-s, Mark Rutte rreth urës së Ibrit.
Në letër, ai tha se kërkoi që “NATO-ja të mos lejojë hapjen e urës së Ibrit”, transmeton Klankosova.tv
Ai shtoi poashtu se rreth kësaj çështjeje edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Serbe, Milan Mojsiloviq, pati një bisedë shumë të vështirë me komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutash.
“Ne u kërkuam atyre të mos e bënin këtë, sepse kjo gjithmonë ka qenë një temë e dialogut”, tha Vuçiq duke iu referuar hapjes së urës, transmeton Klankosova.tv.


