SHBA-ja ka vendosur sanksione ndaj nëntë gjyqtarëve dhe kryeprokurorit të Gjykatës Penale Ndërkombëtare (GJPN), duke i kufizuar qasjen në shërbime amerikane, përfshirë ato bankare.
Afro 60 eurodeputetë i kanë kërkuar Komisionit Evropian të reagojë urgjentisht ndaj masave amerikane dhe të shqyrtojë aktivizimin e të ashtuquajturit statut bllokues, që mund të mbrojë kompanitë evropiane nga zbatimi i disa sanksioneve të huaja.
Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme, Kaja Kallas, tha se Brukseli do t’i analizojë pasojat ligjore dhe do të shqyrtojë mundësitë për reagim, duke theksuar se duhet të mbeten të hapura të gjitha opsionet.
Sipas raportimeve, sanksionet e reja amerikane parashikojnë zbatim të shtyrë për 180 ditë, periudhë që BE-ja mund ta shfrytëzojë për negociata diplomatike dhe masa mbrojtëse.
Kallas paralajmëroi se presioni ndaj Gjykatës Penale Ndërkombëtare rrezikon të dobësojë drejtësinë ndërkombëtare dhe luftën kundër pandëshkueshmërisë për krimet e luftës.
Rajon-Botë SHBA sanksionon gjyqtarë dhe prokurorin e Gjykatës së Hagës, afro 60 eurodeputetë...



