Shkruan: Sulejman Mehazi
A është e logjikshme që të gjitha pakicat nëpër RMV të njihen në Kushtetutë, përveç bullgarëve? Si është e mundur që serbët, turqit, romët, vllehët, të cilët në numër janë shumë më të vegjël se bullgarët, të njihen, kurse bullgarët në Maqedoninë Lindore, të cilët janë shumicë, të mos njihen? Të mos flasim për shqiptarët, të cilët kurrë nuk mund të jenë pakicë.
Të dashur bashkëqytetarë maqedonas, unë nuk jam njeri i provokimeve, fyerjeve apo fjalëve fyese ndaj jush, por njeri i argumenteve që ekzistojnë në RMV-së tuaj dhe tonën.
A nuk është e vërtetë se shumica e qytetarëve në pjesën lindore të RMV-së flasin një dialekt bullgar dhe kanë emra dhe mbiemra bullgarë?
A është e vërtetë se serbët e maqedonizuar jetojnë në pjesën perëndimore të vendit, e cila është e banuar me shumicë shqiptare; fshatarë serbë të cilët gjatë “Banovinës Serbe” erdhën nga Aleksinci, Vranja, Pozharevaci, Leskoci etj., të cilëve iu dhanë tokë dhe shtëpi falas, pa paguar për tokën e marrë nga shteti?
Ne i njohim serbët nga Tetova që i shitën shtëpitë e fituara për asgjë dhe u kthyen në Serbi.
Meqenëse jam qytetar i Tetovës dhe të gjithë shqiptarët e dinë se nga Vratnica deri në Bërvenicë e më gjerë, gjatë “Banovinës Serbe”, pjesa perëndimore e RMV-së u mbush me serbë që erdhën nga Serbia.
Mos vallë bullgarët nuk njihen sepse qeveria e RMV-së e di se nëse bullgarët njihen, maqedonasit rrezikojnë që shumë komuna në pjesën lindore të bëhen bullgare?
*postim në facebook



