Nuk është hera e parë që autoritetet e komunës së Kumanovës nuk përfillin zgjidhjen e problemeve infrastrukturore që gjenden ne “pjesën shqiptare” të Kumanovës. Dy gropat e thella të cilat tanime me muaj presin zgjidhje, njëra në afërsi të spitalit dhe tjetra te Lagjja Dardania afër lumit, jane dëshmia më e mirë se komuna me riparimin e te tilla problemeve merret vetëm gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet lokale.
Ndërkohe pikërisht në këto dy lokacione qarkullimi i qytetarëve është tepër i madh, rrjedhimisht edhe rreziku për të ndodhur ndonjë e keqe është shumë i madh. Autoritetet komunale jo vetëm që nuk japin shpjegim por edhe nuk reagojnë për këto probleme. Nga ana tjetër në “pjesën maqedonase” të qytetit më të madhe realizohen projekte të medha infrastrukturore.
Sjellja e këtille selektive e kryekomunarit, Maksim Dimitrievskit ka ngjallur revoltë të madhe tek qytetarët, sidomos te ata të Lagjës Dardania./Amir Idrizi
Gropa në rrugën kryesore të Kumanoves rrezikojnë qytetarët, autoritetet komunal në gjumë! (VIDEO)
Gropa në rrugën kryesore të Kumanoves rrezikojnë qytetarët, autoritetet komunal në gjumë! (VIDEO)
Posted by Lajm TV on Sunday, June 14, 2020