Sërish është rritur numri i pacientëve me simptoma të virozës së stomakut në Kumanovë. Reparti Infektiv pranë Spitalit të Kumanovës gati çdo dit evidenton nga mbi 100 pacientë me simptome të këtilla e që kërkojnë ndihmë.
Kryesisht bëhet fjalë për pacientë të të gjitha moshave si për fëmijë, të rritur e të moshuar. Ata kryesisht vijnë me simptoma si vjellje, diarre, shtrengime në stomak si dhe temperaturë të lartë që janë karakteristikë për këto viroza. Shumica e pacientëve marrin terapi të ambulancës kurse një numër i vogël mbahen në shërim spitalor.
“Gjatë dy muajve të fundit me ngritjen e temperaturave dhe ndryshimeve klimatike po vërehen ndikimet në shëndetin e qytetarëve sidomos gjatë udhëtimeve, tubime në grupe më të mëdha, po vërehet edhe numri më i madh i pacientëve. Kryesisht vërehet dehidratim që më tepër ekspozohet tek fëmijët. Prandaj edhe vazhdimisht apelojmë që gjatë muajve të verës të kihet parasysh higjiena personale por edhe e prodhimeve të ndryshme ushqimore. Në raste të këtilla rekomandohet të bëhet pastrimi i enëve por edhe i hapsirës ku përgatitet ushqimi, të evitohen kontaktet e drejtpërdrejta me njerëz të sëmurë, gjithashtu vazhdimisht pë pastrohen e lahen pemët dhe perimet që të shmanget zgjerimi i virozave të stomakut”, deklaroi kryeshefja e repartit infektiv – Spitali i përgJithshëm Kumanovë, dr. Valentina Xhartovska.
Nga reparti Infektiv pranë Spitalit të Kumanovës këshillojnë që gjatë kësaj periudhe të konsumohet ushqim i lehtë me sa më shumë lëngje por gjithashtu preferohet edhe marrja e proboitikëve. përcjell Zhurnal.mk .





