Qeveria hap korridorin për serbet për të shkuar në Greqi

Qeveria në mbledhjen e fundit ka miratuar vendimin që shtetasit e huaj të mund të kalojnë tranzit nëpër territorin e Maqedonisë së Veriut, pa asnjë kufizim.

Në hyrje te vendit, shtetasit e huaj duhet të deklarojne me shkrim destinacionin e tyre dhe brenda 5 orëve duhet ta leshojne territorin e Maqedonise. Gjithashtu ndalohet dalja nga autostrada apo rruga lokale.

Në këtë mënyrë, Qeveria ia hap rrugën turistëve serb, në prag të sezonit veror, për të pushuar në Greqi. Vendimi është marrë disa ditë pas vizitës së ministrit të jashtëm Nikolla Dimitrov në Beograd.

E, nga ana tjetër, për shtetasit e Maqedonisë së Veriut nuk ka asnjë lehtësim. Në fuqi akoma mbeten masat, si testi PSR, vetizolimi dhe karantina.

Nëse këto masa nuk shfuqizohen së shpejti, shumë shtetas të RMV-së që punojnë jashtë vendit nuk do të mund të kthehen në vendlindje gjatë kësaj vere.

Zbatimi i këtyre masave, ka nxitur pakenaqesi edhe tek shtetasit e Kosovës dhe Shqipërisë të cilet e kanë të pamundur të udhëtojnë drejt Maqedonisë.

Vendimi i Qeverisë për të hequr kufizimet vetëm për shtetasit e huaj që kalojnë tranzit nëpër RMV, ka shkaktuar menjeherë reagime negative nëpër rrjetet sociale./Gazeta LAJM