Tetova çohet në këmbë, i thotë JO BDI-së para selisë së partisë (Foto)

Rinia e Tetovës sonte ia ka bë me dije BDI-së pse nuk mund të llogarisë më në votat shqiptare. Edhe atë hiç më larg se para selisë partiake të Forumit Rinor. “Me këtë Tetova po tregon se nuk i ka harruar ofendimet dhe se nuk e ka ndërmend të bie nën ndikimin e propagadës shterpe të BDI-së”, kanë njoftuar rinistët tetovarë që e realizuan këtë aksion.