Gjendja me ujin në qytetin e Gostivarit gradualisht po stabilizohet, dhe numri i baktereve është ulur ndjeshëm, por megjithatë uji ende nuk është i pijshëm prandaj mbetet në fuqi ndalesa për pirjen dhe përdorimin e tij për gatim.
Kështu ka deklaruar Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim Stojançe Angellov, duke shtuar se sigurinë e ujit për pije do të duhet ta konstaton Agjencia për Ushqim dhe Veterinari.
“Gjendja me ujin në Gostivar është përmirësuar dukshëm, analizat e fundit janë shumë më të mira sesa ato të kaluarat, por nevojitet kohë që e njejta të jetë e shpallur si e lejueshme dhe e pastër për pijë. Agjencia për Ushqim dhe Veterinari, do ta bënë këtë, atëher kur të konstatohet se uji në Gostivar është edhe në mënyrën kimike, edhe në mënyrën bakteriologjike e pastër për pije” – tha Drejtori i DMSH-së, Stojançe Angellov.
Por nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë kanë kritikuar Kryeministrin Hristijan Mickoski dhe qeverisnë se si i siguroi qytetarët se uji ishte teknikisht i sigurt.
“Ministri Klekovski më në fund foli, duke pranuar se kishte ‘shumë baktere dhe viruse të ndryshme’ në ujin në Gostivar. Dhe Kryeministri Mickoski i siguroi qytetarët se uji ishte teknikisht i sigurt. Si i siguroi Qeveria qytetarët se uji ishte i sigurt dhe mund të përdoret si ‘teknik’?. Nuk u publikua kurrë asnjë analizë, kush e nënshkroi, kush e lejoi. Qytetarët po presin. Dhe Prokuroria ende hesht. Ndotja e ujit në Gostivar filloi më 25 qershor, rastet e para me simptoma helmimi u regjistruan më 13 korrik. Rekomandimet e para u publikuan më 18 korrik!. Për 22 ditë, qytetarët e Gostivarit u helmuan me ujë të kontaminuar me fekale. Më 23 korrik, Kryeministri Mickoski njoftoi për ‘ujë teknik” për përdorim, Më 3 gusht, Stojançe Angelov do të njoftojë se ka baktere në ujin e Gostivarit’”. – tha Natasha Popoviç nga LSDM.
Sipas LSDM-së katastrofa në Gostivar tregoi paaftësinë e plotë të pushtetit, pasi prej katër javësh qytetarët e Gostivarit janë lënë pa një të drejtë themelore të njeriut, pa ujë të sigurt për pije dhe, për pasojë, janë ekspozuar ndaj rreziqeve serioze shëndetësore.
Prandaj partia opoztitare kërkon nga prokuroria që të mos heshtë për rastin e cilësisë së ujit në Gsotivar. (Fitim Kryeziu, TVM2)





