Rritje e ndjeshme e import-eksporteve në periudhën janar-korrik

Në portet dhe terminalet kineze, automjetet me energji të re, robotët industrialë, komponentët e energjisë së erës dhe produkte të tjera të prodhuara me teknologji kineze, po përshpejtojnë depërtimin në tregjet e huaja, duke u bërë një dëshmi e gjallë e “mundësisë së Kinës 2.0”.

Sipas të dhënave të publikuara nga autoritetet kineze të premten, në periudhën janar – korrik , vlera totale e importeve dhe eksporteve të mallrave të Kinës arriti në 30,13 trilionë juanë, me një rritje prej 17,3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Eksportet u rritën me 14%, ndërsa importet me 22%. Në korrik, ritmi i rritjes së eksporteve të produkteve të teknologjisë së lartë kaloi 50%, duke kontribuar me gati 60% të rritjes së eksporteve.

Ndërsa vëllimi i tregtisë së jashtme po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe me ritëm të përshpejtuar, struktura e saj po bëhet gjithnjë e më inovative dhe e gjelbër. Në janar – korrik ,eksportet kineze të automjeteve elektrike, baterive litiumi dhe pajisjeve të prodhimit të energjisë së erës u rritën përkatësisht me 71,2%, 35,8% dhe 34,8%. Eksportet e printerëve 3D dhe robotëve industrialë u rritën përkatësisht me 1,1 herë dhe 13,2%, duke e bërë prodhimin e teknologjisë së lartë një burim të ri të rritjes së eksporteve. Në të njëjtën kohë, eksportet kineze të pajisjeve elektroshtëpiake, si kondicionerët, ventilatorët dhe frigoriferët, vazhduan të rriten.
Gjithashtu në këtë periudhë ,ritmi i rritjes së importeve kineze ishte 8 pikë përqindjeje më i lartë se ai i eksporteve. Aktualisht, Kina ka zbatuar politikën e tarifave zero për 63 vende dhe, për 17 vite radhazi, vëllimi i importeve të saj ka renditur i dyti në botë. Zgjerimi i importeve kineze të produkteve dhe shërbimeve cilësore, jo vetëm ndihmon në përmirësimin industrial dhe rritjen e cilësisë së konsumit, por sjell gjithashtu porosi, vende pune dhe mundësi zhvillimi për partnerët tregtarë.

Tregtia me ASEAN-in dhe Afrikën u rrit me afro 20%, ndërsa tregtia me Shtetet e Bashkuara u rrit për të katërtin muaj radhazi. Zinxhirët e qëndrueshëm të furnizimit industrial dhe partnerët tregtarë që zgjerohen vazhdimisht po i japin ekonomisë botërore më shumë siguri.

Me zhvillimin njëri pas tjetrit të aktiviteteve të rëndësishme ekonomike dhe tregtare, si Panairi Ndërkombëtar për Tregtinë në Shërbime të Kinës, Panairi Ndërkombëtar i Investimeve dhe Tregtisë dhe Ekspozita Ndërkombëtare e Importit e Kinës, “mundësia e Kinës 2.0” po vazhdon të sjellë përfitime