Hekurudha ndërkombëtare “Tabanoc” (Korridori 10: Beograd-Kumanovë-Athinë) që kalon edhe në Tabanoc të Kumanovës, ku gravitojnë edhe dy fshatrat e afërt të banuara me shqiptarë Vaksincë dhe Llojan, vazhdon të paraqesë rrezik të madh për të gjithë ata që e kalojnë. Mungesa e parmakëve (“rampave”) për vite me radhë, dmth mungesa e përkujdesit të ndërmarrjes kompetente për t’i siguruar parmakët, skajshmërisht rrezikon jetën e banorëve të këtyre fshatrave, përfshirë edhe banorët e fshatit Tabanoc, njofton portal informative “Kumanova Sot”.
“Rampat” e këtilla mungojnë edhe në kalimin hekurudhor Reçicë-Vaksincë, pastaj në fshatin Llopat, Çerkez dhe Rramali. Nëpër të gjithë këto vendbanime kalon treni i shpejtë (me shpejtësi të madhe), e që janë pjesë e korridorit ndërkombëtarë.
Banorët e këtyre fshatrave ku kalon Korridori 10, vazhdimisht janë ankuar duke e ngritur alarmin edhe nëpër media, me anë të video-regjistrimieve, por më kot.
Autoritetet kompetente as që çajnë kokën për një gjë të tillë. Pikërisht shkaku I mungesës së aspektit të sigurisë, janë regjistruar edhe viktim. Por prapëseprapë autoritetet nuk kanë marrë masat e nevojshme ligjore për tu evituar rreziku.
Ndërkohë, për të qenë ironia edhe më e madhe se kaq, ata vazhdimisht përkujdesen për kamerat e sigurisë, për të cilat thonë se janë në “funksion të ngritjes së sigurisë për qytetarët”, kurse nga ana tjetër, nuk e evitojnë “rrezikun” nga mungesave e “rampave” tek hekurudhat kur jetojnë mbi 30 mijë banorë.
Edhe sigurinë e jetës së banorëve, si duket shteti e sheh sipas prizmit të interesit vetanak!?/Portali informative: “KumanovaSot”





