Thirrje të shumta nga diaspora janë bërë në rrjetet sociale, ku qytetarë shqiptarë që jetojnë jashtë vendit kanë kërkuar organizimin e një proteste kombëtare më 1 gusht.
Në grupe dhe komente të ndryshme, anëtarë të diasporës shprehen se do të rikthehen në Shqipëri së bashku me familjet e tyre për t’iu bashkuar protestës, duke dhënë mesazhin se kërkojnë të jenë pjesë e kësaj lëvizjeje.
“Do të vijmë bashkë me familjet tona të skuqim sheshin”, është një nga thirrjet që po qarkullon mes mbështetësve, të cilët shprehen se nuk duan të qëndrojnë vetëm spektatorë, por të jenë të pranishëm fizikisht në protestë.
Sipas tyre, pas nënvlerësimit të reagimit të qytetarëve në fillim, tashmë kërkohet një pjesëmarrje më e gjerë, me bashkimin e qytetarëve brenda dhe jashtë vendit.



