12 milionë euro në foto! Grupi kriminal nga Elbasani krenohej me paratë e trafikut të kokainës

Një fotografi që paraqet rreth 12 milionë euro është realizuar në një ndërtesë në Peqin dhe është shkëmbyer mes anëtarëve të një grupi kriminal nga Elbasani.

Gazetari Eni Ferhati, në emisionin „Opinion”, sqaroi se paratë dyshohet se vinin nga trafiku i kokainës.

Sipas tij, paratë transportoheshin me çanta dhe valixhe, përmes korrierëve, të cilët i dërgonin në Elbasan ose Peqin. Aty ato numëroheshin, madje në disa raste makinat e numërimit dilnin jashtë funksionit nga sasia e madhe e parave.

Ferhati theksoi se bëhet fjalë për fotografi që anëtarët e organizatës ia kishin dërguar njëri-tjetrit, dhe jo për para të sekuestruara nga autoritetet.

Ai shtoi se organizata kriminale e Ervis Çelajt kishte në dispozicion edhe avionë të vegjël.