Shkruan: Fejzi HAJDARI
Vetëm një qeveri e padinjitetshme dhe pa intergritet, për të mos thënë shumë e afërtë me presidentin serb Aleksandër Vuçiq, mund të reagoj kaq butë, e në mënyrë absurde ndaj akuzave fashizoide të ministers serbe, e cila thotë se po të kishte qenë në vend të Millosheiviqit, “Kosovën do ta kishte pastruar etnikisht”. Paramendoni, Bashkimi Evropian (BE) e vlerëson si “nxitëse” deklaratën e ministries serbe, kurse Tirana zyrtare, si “tronditëse”. Dmth BE-ja më e ashpër sesa Tirana zyrtare.
Nuk kam dëgjuar deklaratë më fashizoide dhe më të trishtë, bile-bile edhe as nga goja e një krimineli të luftës, siç është punë e Vojisllav Sheshelit. Si duket reagimi kaq i butë i ministrit të Jashtëm shqiptar z.Ferit Hoxha, për të mos thënë kaq qyqar e qesharak, konsiston edhe në relatat dhe intereset e Ramës me presidentin serb Aleksandar Vuçiq. Në këtë formë siç është përpiluar Reagimi i ministrit, mua personalisht më duket më shumë provokim ndaj shqiptarëve sesa reagim ndaj deklaratës së ministres serbe. Nuk habitem edhe sikur kjo deklaratë të kishte për qëllim pikërisht provokimin!
Këtë e them duke u bazuar në disa deklarata të papritura të Edi Ramës dhe qeverisë së tij ndaj shqiptarëve jashtë kufijëve të Shqipërisë. I keni parasysh tanimë paraqitjet respektivisht deklaratat e fundit skandaloze të Taulantë Ballës dhe disa funksionarëve tjerë të “selisë rozë” të Tiranë.
I shkreti kryediplomat shqiptar, duke e peshuar deklaratën me “miligramë e milimetra”, mezi sa kishte arritur të “bëlbëzoj” diplomatikisht, duke e quajtur paraqitjen fashizoide të ministes serbe, si “deklaratë tronditës”!!!
Eu bre “burrë diplomacie”, mos u tut! Nuk të kafshojnë sërbët, pa merak! I keni miq politikë, ku ta dij, ndoshta edhe më tëpër se kaq, prandaj mos ke frikë!!!
Interesant një punë, sesa të kujdësshëm e të matur janë krerët e kësaj qeverie ndaj sërbëve, kur ata i fyejnë e shajnë shqiptarët jashtë kufirit. Madje-madje këtyre dhe disa të tjerëve, nuk i bëri kurrë përshtypje kur presidenti Vuciq haptazi kërcënonte Kosovën me luftë e invazion, e as atëherë kur Edi Rama, veriun e Kosovës e quajti “tokë e askujt”, por ja që po tregohet “shumë diplomat” dhe i “moderuar”, kur janë në pyetje miqtë e tij serbë.
Çfarë t’i thuash kësaj sjellje, përpos: “Alamet e sherbet”, ky “nacalniku” i diplomacisë shqiptare.
Ky vetëm për një gjë do të mbahet në mend në karrierën e tij. Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut i quajti “idijotë” dhe se për ambasador në Shkup, na e solli njeriun i cili sot u vu komplet në shërbim të opozitës së këtshme shqiptare, duke bërë dallime mes shqiptarëve të pushtetit dhe opozitës.
Ndoshta ky edhe nuk ka aq shumë faj, sa mentaliteti dhe praktikat stereotipe që dekadës së fundit janë kultivuar, krijuar e ndërtuar në Tiranë, kurse para ca vitesh fatkeqësisht edhe në Prishtinë.
Më kutohen disa kryeministra kosovarë shumë trima, kur vinin në Shkup, para shqiptarëve zotoheshin se do të “jenë gardianë” të shqiptarëve të Maqedonisë, dhe në momentin që ata iknin për Prishtinë, dhe këtu ndodhnin raste të montuara gjyqësoro-politike ndaj shqiptarëve të pafajshëm, “gardianit kryeministër të Prishtinës, nuk i dëgjohej zëri.
Me fjalë të tjera, faleminderit shumë o minister Hoxha për këtë reagim të denjë vetëm për ministrat e Kancelarisë së Ramës, se me këtë angazhim “na keni ndihmu, e na e keni .. nanë”!!! Citova fjalët e një nëne kosovare, të cilat ia tha ish-kryeministrit kosovar Bajram Rexhepit, i cili po i shprehte ngushëllime. Nuk është hera e parë, me gjasë as e fundit, që ministrat nga Tirana do të tallen në këtë mënyrë.


