Kosova mund të jetë në një grup me Shqipërinë në kualifikueset për Evropianin 2028

Tashmë që Kampionati Botëror 2026 po shkon drejt fundit, tërë fokusi do të rikthehet te Evropiani i ardhshëm.

Kombëtarja e Kosovës ishte pranë të kualifikohet për Botërorin, por fatkeqësisht pësoi humbje nga Turqia në finalen e play-offit në “Fadil Vokrri”.

“Dardanët” fillimisht do të garojnë në Ligën e Kombeve, megjithatë vëmendja kryesore padyshim do të jetë shorti i Evropianit që do të tërhiqet në muajin dhjetor.

“Football Meets Data” ka publikuar listën e kombëtareve se si do të renditen në vazo, por kjo mund të ndryshojë pas ndeshjeve të Ligës së Kombeve.

Kosova me renditjen aktuale pritet të renditet në vazon e dytë, kësisoj ekziston mundësia të përballemi me vëllezërit, Shqipërinë, të cilët do të jenë në vazon e tretë.

Vazo 1: Spanjë, Francë, Holandë, Portugali, Angli, Norvegji, Gjermani, Belgjikë, Danimarkë, Kroaci, Itali, Greqi

Vazo 2: Kosovë, Turqi, Uells, Çeki, Zvicër, Austri, Ukrainë, Suedi, Poloni, Hungari, Skoci, Serbi

Vazo 3: Shqipëri, Irlandë, Rumani, Gjeorgji, Sllovaki, Bosnjë/Hercegovinë, Izrael, Irlandë e Veriut, Maqedoni e Veriut, Slloveni, Islandë, Mali i Zi

Vazo 4: Finlandë, Bjellorusi, Armeni, Bullgari, Kazakistan, Luksemburg, Qipro, Ishujt Faroe, Letoni, Estoni, Moldavi, San Marino

Vazo 5: Azerbajxhan, Maltë, Lituani, Andorrë, Gjibraltar, Lihtenshtajn.

Përndryshe, dy vendet e para të grupit kualifikohen direkt në Kampionatin Evropian, kurse shorti do të tërhiqet më 6 dhjetor 2026./Telegrafi/