Zvicra organizon pritje madhështore për Nati-n

Federata Zvicerane e Futbollit ka ftuar tifozët që të marrin pjesë në pritjen zyrtare të Kombëtares së Zvicrës pas përfundimit të rrugëtimit historik në Kampionatin Botëror 2026.

Ngjarja do të mbahet të martën, më 14 korrik, në Turbinenplatz në Cyrih, ku tifozët do të kenë mundësinë të përshëndesin nga afër futbollistët zvicerane dhe stafin e ekipit.

 

Hapësira për vizitorët do të hapet nga ora 10:30, ndërsa prezantimi i ekipit në skenë pritet të nisë rreth orës 12:00. Organizatorët u kanë bërë thirrje pjesëmarrësve të përdorin transportin publik, me stacionin Zürich Hardbrücke si pikën më të afërt.

Kjo pritje vjen pasi Zvicra hyri në mesin e tetë kombëtareve më të mira të botës, derisa u eliminua nga Argjentina pas vazhdimeve, edhe pse kishte shumë polemika për kartonin e kuq të Brel Embolo-s.