Këngëtarja e famshme, Dua Lipa është shprehur kritike ndaj qeverisë së kryeministrit Edi Rama gjatë episodit të radhës të podcastit të saj “Service95 Book Club”, teksa e ftuar ishte shkrimtarja e njohur shqiptare Lea Ypi.
“Nuk mund të flasim për historinë e Shqipërisë pa folur për Shqipërinë sot. Me duket shqetësuese që qeveria mund të ndryshojë ligjin për mjedisin pa një konsultim publik”, shprehet Dua.
Këngëtarja me origjinë shqiptare i referohet ndryshimit të ligjit 21/2024 për ndërtimet në zonat e mbrojtura, i cili prek edhe lagunën Vjosë-Nartë, me pasojë ndërtimet luksoze në Zvërnec.



