Penzioneri godet me veturë penzionerin, ja detajet

Më 06.07.2026, rreth orës 21:12, në SPB Ohër është raportuar një aksident trafiku në rrugën “Jane Sandanski” në Ohër, ku një veturë Hyundai me targa të Ohrit ka goditur një këmbësore.

Sipas njoftimit, vetura drejtohej nga S.D. (74) nga Ohri, ndërsa këmbësorja e goditur ishte M.T. (84), po ashtu nga Ohri.

Si pasojë e aksidentit, M.T. ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin Special për Ortopedi dhe Traumatologji “Shën Erazmo” në Ohër.

Ekspertimin në vendin e ngjarjes e ka kryer ekipi i SPB Ohër.