Dy ish-police të Policisë së Qytetit të Cyrihut janë përfshirë në një rast që lidhet me një 35-vjeçar zvicerano-shqiptar, i dënuar më parë për përdhunim, vepra të lidhura me drogën dhe shkelje të tjera penale.
Sipas raportimeve, njëra prej tyre i kishte dhënë atij qasje në sistemin policor Polis, duke e lejuar të përdorte telefonin e saj të punës. Për këtë veprim, ajo u dënua me urdhër penal dhe humbi vendin e punës.
Ndërkohë, ndaj një ish-punonjëseje tjetër të policisë po zhvillohet hetim nën dyshimin për shkelje të sekretit zyrtar. Autoritetet theksojnë se ndaj saj vlen prezumimi i pafajësisë deri në përfundimin e procedurës.
Asnjëra prej dy grave nuk punon më në Policinë e Qytetit të Cyrihut.



