Taravari: Stojillkoviqi s’e fsheh se është njeri i Vuçiqit dhe i “Sërpski Svetit” në Maqedoni

Kreu i ASh-së Arben Tatavari në pataqitje e fundit publik në podkastin “Poçetna Presmetka” në mënyrë të hapur e komentoi profilin dhe veprimin politik të ministrit Ivan Stoilkoviq, duke e paraqitur atë si përfaqësues të drejtpërdrejtë të imteresave të Beogradit dhe Vanja Llukës (kryeqytet i Republika Sërpskas) né Maqedoninë e Veriut.

Sipas zotit Taravari, lideri i Partisë së Sërbëve në Maqedoni Ivan Stojilkoviq gëzon besim dhe mbështetje të fuqishme tek strukturat drejtuese të shtetit serb.

“Çfarë mendoj…? Çfarël të them? Dihet se ai është njeri i presidentit serb Aleksandar Vuçiç, dhe ai këtë s’e fsheh. Dihet mirëfilli se ai ka edhe marrëdhënie të shkëlqyeshme edhe Miodrag Dodikun e Republika ‘Sërpska’ dhe se ështe njeri që gëzon besim të madh tek partia qeveritare e Vuçiqit”, ka thënë ndër të tjera Arben Taravari në podkast.

“Kur thuhet nga Bashkësia ndërkombëtare por edhe në Raportin e Bashkimit Evropian se ka ndikim të madh “Srpski Sveti’, me siguri mendohet për Stojilkoviqin”, nënvizon zoti Taravari.