Panairi i 32-të Ndërkombëtar i Librit i Pekinit u hap të mërkurën në Qendrën Kombëtare të Konferencave të Kinës, duke mbledhur së bashku më shumë se 1700 ekspozues nga 82 vende e rajone dhe rreth 220 000 tituj librash.
Foto nga Xinhua
Li Shulei, anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës dhe drejtor i Departamentit të Promovimit të Komitetit Qendror të PKK-së, e vizitoi panairin në ditën e hapjes për të kryer hulumtime mbi këtë veprimtari pesëditore.
Panairi ka një sipërfaqe ekspozimi prej 60 000 metrash katrorë dhe përmban, ndër të tjera, seksione kushtuar botimeve vendëse, botimeve të huaja e atyre në internet. Emiratet e Bashkuara Arabe janë vendi i ftuar i nderit i këtij viti.
Foto nga Xinhua
Më shumë se 20 vende, përfshirë Rusinë, Gjermaninë dhe Italinë, kanë pavijonet e tyre kombëtare. Tridhjetë shtëpi botuese të mëdha ndërkombëtare, duke përfshirë “Springer Nature”, “Penguin Random House” dhe “Cengage”, kanë ekspozuar gjithashtu botimet e tyre.
Në seksionin e botimeve në internet, kompani si “Tencent”, “Douyin” dhe “NetEase”, po paraqesin letërsi në internet, lojëra në internet dhe vepra animacioni.



