Përplasje mes pushtetit dhe opozitës pas vendimit të djeshëm të Gjykatës Kushtetuese, me të cilin u shfuqizuan 11 emrat e rrugëve dhe sheshit në Tetovë. Këshilltarët e opozitës kanë kërkuar seancë urgjente të këshillit, për të miratuar vendim për rikthimin e emrave të rrugëve.
“Në vitin 2006, BDI e miratoi këtë vendim, me votim të gjithë këshilltarëve, të të gjitha etnive, me marrëveshje të plotë politike dhe me votim sipas parimit të badenterit, sot kërkojmë që ky vendim të ri-miratohet menjëherë, duke pasur parasysh se sipas regjistrimit të fundit, për këtë çështje nuk kërkohet më votim i dyfishtë me badenter në Këshillin e Komunës së Tetovës”, Berat Murati, Këshilltar i AKI-së.
Megjithatë reagimin e opozitës Komuna e Tetovës e cilëson manipulues, ndërsa premton kthimin e emrave që Kushtetuesja i rrëzoi.
“Është një orkestrim i qartë dhe një skenar i dyshesh, BDI-Gjykata Kushtetuese, të cilët po mundohen të defokusojnë opinionin, pikërisht në momentin kur ne po finalizojmë procesin e emërtimit të rrugëve në Tetovë, ata po shfuqizojnë një vendim që kurrë nuk është implementuar. Opinioni e di mirë se vendimi i Këshillit Komunal i vitit 2007 që kanë bërë riemërtimin e 11 rrugëve, gjegjësisht edhe të Sheshit Iliria, nuk ka hyrë në fuqi, shkaku se nuk ka pasur në atë kohë pëlqim nga Qeveria”. 04:30 “Padyshim se këto do t’i kthejmë, por ne edhe rrugët tjera që janë pa emra do t’u vendosim emra të rinj”, tha Albi Qamili, Zëvendëskryetar i Tetovës.
Emrat e rrugëve që i shfuqizoi Kushtetuesja, janë miratuar me vendim të Këshillit të Komunës para 19 vitesh, respektivisht në vitin 2007, kur në krye të Komunës ka qenë Hazbi Lika nga BDI, ndërsa në Qeveri ka qenë PDSH-ja. Pavarësisht vendimit të Këshillit të Komunës, emrat praktikisht janë vendosur vetëm në tabela, por jo edhe në dokumentet zyrtare. /Alsat.mk



