“Protesta, asnjë ndikim negativ te turizmi”- Auron Tare publikon videon: Anija amerikane me mbi 1000 turistë mbërriti sot në Sarandë! Pse hesht qeveria për këtë lajm të mirë?

Studiuesi dhe historiani Auron Tare argumenton se protestat që po zhvillohen në Tiranë për largimin e kryeministrit Edi Rama nuk kanë asnjë ndikim në turizëm, ashtu siç ka artikuluar ditët e fundit kreu i qeverisë.

Në një postimi në Faceboook ,Tare publikon pamjet e një anije amerikane me 1000 turistë në bord që ka mbërritur në Portin e Sarandës, e dyta kjo brenda 24 orëve.

Por pyetja që shtron historiani Tare është se pse nuk ka asnjë reagim nga qeveria për këtë lajm të mirë për turizmin shqiptar.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

“Çfarë ka ndodhur vallë? Mos ndoshta lajmet e mira nuk vlejnë kur nuk përputhen me narrativën e ditës?”, mbyll postimin e tij Tare.

Postimi i Auron Tares

Për dreq, dje postova pamje nga anija turistike amerikane “Seabourn” që kishte mbërritur në Portin e Sarandës, për të treguar se protestat në bulevard nuk kanë asnjë ndikim negativ te turizmi.

Sot në mëngjes, po në këtë Port , mbërriti një tjetër anije amerikane, “Silversea”, me mbi 1.000 turistë në bord.

 

 

 

 

Ndoshta të dyja kompanitë nuk kanë dëgjuar çfarë po ndodh në Tiranë?

Apo ndoshta Ambasada Amerikane nuk i ka informuar se paska rrezik në Shqipëri?

🤔🤔🤔🤔

Megjithatë, ajo që më bëri më shumë përshtypje është heshtja totale e institucioneve. Asnjë postim nga qeveria, as nga bashkia dhe as nga ndonjë institucion i turizmit për të promovuar këtë lajm pozitiv.

Dy gjigantë të turizmit botëror në Portin e Sarandës për dy ditë rresht, dhe askush nuk ndihet.

Çfarë ka ndodhur vallë? Mos ndoshta lajmet e mira nuk vlejnë kur nuk përputhen me narrativën e ditës?