Sulm me sëpatë ndaj një bankomati në Resnjë, arrestohet autori

Një burrë i panjohur “sulmoi” mbrëmë një bankomat në Resnjë dhe nuk u tregua aspak i butë – e goditi me një sëpatë dhe e dëmtoi rëndë.

Një video e publikuar tregon autorin e krimit duke shfryrë zemërimin e tij, të provokuar nga kush e di se çfarë, në bankomatin e një banke në qendër të Resnjës.

Rasti është raportuar në polici, pas së cilës po merren masa për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur incidenti, si dhe për të vlerësuar dëmin material të shkaktuar.