Trump: Marrëveshja me Iranin pritet të nënshkruhet sot, Hormuzi do të rihapet për të gjithë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se marrëveshja me Iranin pritet të nënshkruhet gjatë ditës së sotme, duke shtuar se menjëherë pas kësaj, Ngushtica e Hormuzit do të jetë e hapur për të gjitha vendet.

Në një postim në platformën Truth Social, Trump u shpreh optimist për të ardhmen e marrëdhënieve me Teheranin dhe rajonin e Lindjes së Mesme.

“Presim me padurim të punojmë me Iranin dhe me të gjithë Lindjen e Mesme për shumë vite në vijim”, shkroi ai.

Sipas presidentit amerikan, procesi duhet të zhvillohet në mënyrë të shpejtë, të lehtë dhe pa pengesa. Megjithatë, ai paralajmëroi se në rast se nuk arrihet rezultati i dëshiruar, Shtetet e Bashkuara kanë alternativa të tjera në dispozicion.

“Shpresojmë që ky proces të ecë shpejt, lehtë dhe pa probleme. Nëse kjo nuk ndodh, ne kemi alternativën përfundimtare, të cilën shpresojmë të mos na duhet ta përdorim më kurrë”, theksoi Trump.