Revista e njohur e udhëtimeve “Travel Off Path” e ka renditur Sarandën në krye të katër destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën e vitit 2026.
Me plazhet mahnitëse të Ksamilit, akomodimin e përballueshëm, ushqimin me çmime të arsyeshme dhe pasuritë historike, si Parku Kombëtar i Butrintit, qyteti shqiptar vazhdon të tërheqë turistë nga e gjithë bota, duke ofruar një kombinim ideal mes cilësisë dhe kostos së pushimeve.



