Përfaqësuesja e Turqisë është goditur nga një skandal, ende pa e zhvilluar ndeshjen e parë në Botëror ndaj Australisë.
Disa lojtarë të Turqisë janë parë në ballkonin e hotelit duke pirë duhan.
Në video shihet mbrojtësi i Fenerbahçes, Caglar Soyuncu, bashkë me dy lojtarë të tjerë.
Turqia u kualifikua pasi fitoi ndaj Rumanisë dhe Kosovës në finale të plejofit për Botëror.
Turqia është në Grupin D me SHBA-në, Paraguain dhe Australinë.
Te Përfaqësuesja e Turqisë nuk e kanë komentuar këtë rast.



