SHBA rrëzon dronë sulmues iranianë

Forcat amerikane kanë rrëzuar disa dronë iranianë sulmues që po shkonin drejt Ngushticës së Hormuzit.

Sipas një burimi të Reuters, dronët përbënin një kërcënim për trafikun tregtar në këtë rrugë ujore.

Komanda Qendrore e SHBA-së (US Central Command) konfirmoi rrëzimin e dronëve, duke deklaruar se ngushtica mbetet e hapur për qarkullim.

Agjencitë iraniane të lajmeve raportuan më herët se janë dëgjuar shpërthime përgjatë ngushticës, në portin Sirik të Iranit dhe në ishullin Qeshm.

Banorët dhe zyrtarët lokalë i kanë atribuuar këto shpërthime të shtënave të forcave iraniane, të cilat po paralajmëronin anijet që tentonin të kalonin pa leje nga marina e Gardës Revolucionare.

Ngjarja vjen pas sinjaleve nga SHBA dhe Irani se një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës është afër.