Saraj, konflikti familjar: Babai dhe xhaxhai gjuajnë drejt objektit të djalit

Më 02.06.2026 rreth orës 14:30 në SPB Shkup, E.M. (29) nga fshati Llaskarcë e Shkupit, ka denoncuar se në një objekt të tij në ndërtim e sipër në rrugën Saraj-Matkë, ku po punonte me një mikun e tij, kanë shkuar babai i tij E.M. (57) armatosur me pistoletë dhe xhaxhaj i tij S.M. (45) armatosur me pushkë gjuetie, me të cilët ka pasur mosmarrëveshje paraprake biznesi.

​Pasi i ka kërkuar që të largohen nga objekti, ata kanë filluar të shtënat në drejtim të objektit dhe kanë dëmtuar automjetin e tij të udhëtarëve. Pas ndërmarrjes së masave, zyrtarët policorë nga SPB Shkup kanë privuar nga liria E.M., ndërsa gjatë kontrollit të kryer në shtëpinë e tij me urdhër gjykate, janë gjetur dhe sekuestruar dy pushkë gjuetie dhe fishekë. Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit, pas së cilës do të vijojë kallëzimi përkatës.