Nëse kishit dyshime për jetën sentimentale të Dolces pas daljes nga shtëpia e “Big Brother Vip Kosova 4”, ish-banorja sapo i dha fund pritjes.
Gjatë një bisede virtuale me ndjekësit në llogarinë e saj në Instagram, ajo nuk ka ngurruar t’u përgjigjet pyetjeve që lidhen me jetën private të saj.
Një nga fansat e ka pyetur drejtpërdrejt: A ke dikë në zemrën tënde?”. Kjo pyetje duket se ka qenë rasti i duhur që ish-banorja të ndajë lajmin e bukur.
Pa pasur nevojë për shumë shpjegime apo detaje të tepërta, Dolce është përgjigjur shkurt, por me shumë entuziazëm. “Poooooo”, ka shkruar ajo, duke konfirmuar se është e dashuruar dhe se dikush tashmë e ka fituar plotësisht zemrën e saj.
Ndonëse konfirmimi i saj ishte mjaft i qartë, Dolce ka zgjedhur të tregohet ende diskrete sa i përket identitetit të personit që i ka rrëmbyer zemrën. Ajo nuk ka preferuar të zbulojë emrin apo ndonjë foto të partnerit, duke e lënë kureshtjen e publikut të hapur për hapat e radhës.




