Protesta në Zvërnec/ Përplasje të ashpra mes banorëve dhe policisë, gazetarja dhe disa qytetarë përfundojnë në spital (VIDEO)

ZVËRNEC– Një përplasje e ashpër ka ndodhur ditën e sotme mes protestuesve dhe policisë në Zvërnec. Përplasja mes tyre ka përfunduar me disa persona të lënduar të cilët kanë përfunduar në spital. Mes personave të lënduar që është dërguar në spital është edhe një gazetare.

Banorët u kanë kërkuar policëve të hapin rrugën, pasi këta të fundit po i pengonin që të protestojnë.

Në video dëgjojen disa nga banorët që u drejtohen policëve, duke u thënë se çfarë do të bënin ata nëse shteti du ua merrte tokën e babait. Me pankarta në duar ‘Prona jonë, e drejta jonë!’, banorët e Zvërnecit qëndorjnë përballë kordonit të policisë.