Petrit Nimani: Komandant Tigri, simbol i trimërisë, guximit e krenarisë

“Gjeneral Fadil Nimani “Komandant Tigri” ishte një nga komandantët dhe udhëheqësit më të shquar të tri luftërave çlirimtare për çlirimin e tokave shqiptare. Ai gjithmonë qëndroi në ballë të luftës, pranë bashkëluftëtarëve të tij dhe përballë armikut, deri në rënien heroike si dëshmor për lirinë e atdheut.

Jeta e tij ishte sakrificë për kombin, ndërsa emri i tij u bë simbol i guximit, trimërisë dhe krenarisë shqiptare. Ai nuk kërkoi lavdi për vete, por liri për popullin dhe tokat shqiptare.

“Dëshmor ose jo, si të doni më quani, por amanetin, vëllezër, për liri ma ruani.”

Këto nuk janë vetëm fjalë, por amaneti që la Gjenerali ynë, Komandant Tigri, një amanet për liri, bashkim dhe atdhedashuri, që do të jetojë brez pas brezi.

Lavdi përjetë Heroit Kombëtar, Gjeneral Fadil Nimani “Komandant Tigri”! 🇦🇱”