Ndërrimi i vajit për veturën “Bugatti” kushton 25 mijë dollarë

Një nga makinat më luksoze dhe më të shtrenjta në botë, Bugatti, vazhdon të befasojë jo vetëm për performancën e saj ekstreme, por edhe për kostot marramendëse të mirëmbajtjes. Sipas burimeve në industrinë e automobilave, një shërbim i thjeshtë si ndërrimi i vajit për një model Bugatti mund të kushtojë deri në 25,000 dollarë një shumë që shpesh barazohet me çmimin e një makine të zakonshme.