Shkruan: Shkëlzen Halimi, publicist
Panairi i Kufomave është një vend ku ekspozohen gjëra pa vlerë njerëzore dhe ku kufomat përfaqësojnë shoqërinë e vdekur moralisht. Në Panairin e Kufomave lëvizin vetëm trupat e injorantëve me shpirt të shuar. Dhe, nuk duhet të habitem se pse ndër ne si shpesh po organizohen Panaire të Kufomave ku, ndër të tjera, injorantët, me apo pa vetëdije, e humbin shpirtin për t’u duartrokitur apo, siç thotë populli, “për t’u bërë i pari në katund”!



