Drogë e fshehur brenda tasave me çokokrem dhe ajkë, arrestohen dy shtetas të Maqedonisë

Në Pikën Kufitare “Star Dojran”, Policia ka ndaluar dy persona dhe ka sekuestruar marihuanë gjatë kontrollit të një automjeti gjatë ditës së djeshme, përcjell TV21. Gjatë kontrollit të veturës “Seat Ateca” janë gjetur 66 paketime marihuanë të ndara në pesë çanta. Personat janë arrestuar dhe ndaluar në Gjevgjeli, ndërsa pas hetimeve do të ngrihet kallëzim penal.

“Më 19.05.2026 rreth orës 23:30, në Pikën Kufitare “Star Dojran”, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Mbikëqyrje Kufitare dhe Kontroll Kufitar Star Dojran kanë privuar nga liria 32-vjeçaren A.K. nga Vallandova dhe N.S. (36) me vendbanim në Dojranin e Ri. Gjatë kontrollit të një automjeti pasagjerësh “Seat Ateca” me targa të Gjevgjelisë, në dalje nga shteti, i drejtuar nga A.K., ndërsa N.S. ishte pasagjer, janë gjetur dhe sekuestruar pesë çanta me gjithsej 66 paketime marihuanë. Për rastin është njoftuar prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike e Gjevgjelisë, ndërsa personat janë ndaluar në Stacionin Policor në Gjevgjeli. Pas veprimeve të plota hetimore dhe dokumentimit të rastit, ndaj tyre do të ngrihet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB./tv21.tv