‘Me njohuritë që fituam…’, Araghchi: Kthimi në luftë do të sjellë shumë më tepër surpriza!

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, paralajmëroi se çdo kthim në fushën e betejës do të sillte surpriza shumë më të mëdha për Shtetet e Bashkuara.

Në një postim në X, Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi paralajmëroi se çdo rikthim në fushën e betejës do të sillte surpriza shumë më të mëdha për Uashingtonin, duke përmendur pranimet e Kongresit amerikan për humbjen e dhjetëra avionëve me vlerë miliarda dollarë, përfshirë F-35, gjatë luftës kundër Iranit.

“Muaj pas fillimit të luftës kundër Iranit, Kongresi Amerikan pranon humbjen e dhjetëra avionëve me vlerë miliarda. Forcat tona të fuqishme të Armatosura konfirmohen si të parat që rrëzuan një F-35 të reklamuar”, shkroi Araghchi.

“Me mësimet e nxjerra dhe njohuritë që fituam, kthimi në luftë do të sjellë shumë më tepër surpriza”, përfundoi ai.

Komentet vijnë pas deklaratave të përsëritura ushtarake iraniane, të cilat zotohen për një përgjigje shkatërruese ndaj çdo agresioni të ri, ndërsa përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës vazhdojnë./ MNA.

© SYRI.net