Dyshimet për aftësinë e Donald Trumpit për të ushtruar detyrën presidenciale po shtohen sërish.
Në një deklaratë të publikuar në British Medical Journnal 30 mjekë amerikanë vënë hapur në dyshim aftësinë e Donald Trumpit për të ushtruar detyrën e presidentit.
Sipas tyre presidenti përbën një “rrezik të qartë dhe të menjëhershëm” për botën. Kërkesa e tyre drastike: shkarkimi i menjëhershëm i Trumpit nga detyra.
Pyetja nëse Trumpi është ende plotësisht i aftë për të ushtruar detyrën e presidentit është ngritur vazhdimisht që nga fillimi i mandatit të tij të dytë.



