Në kuadër të aktiviteteve për organizimin e Kongresit IX të Partia Demokratike Shqiptare, në degën e Bogovinës është mbajtur Kuvendi Zgjedhor i partisë.
Gjatë punimeve të kuvendit janë zgjedhur delegatët që do ta përfaqësojnë degën e Bogovinës në Kongresin IX të PDSH-së, ndërsa është miratuar edhe propozim-lista për anëtarët e Kuvendit Qendror të partisë.
Të pranishmëve iu drejtua kryetari i Këshillit për Organizimin e Kongresit, Sali Ajdini, i cili foli për rëndësinë e organizimit dhe mobilizimit të strukturave partiake në prag të kongresit.
Nga partia theksuan se aktivitetet organizative po zhvillohen në vazhdën e përgatitjeve për Kongresin IX të PDSH-së.





