Incident në Eurovision në Vjenë, pjesëtarja e delegacionit serb tentoi të largojë flamurin e Kosovës

Një incident ka ndodhur në Qendrën e Mediave në festivalin e këngës Eurovision që po mbahet në Vjenë, ku një pjesëtare e delegacionit të Serbisë ka reaguar ndaj valëvitjes së flamurit të Kosovës gjatë performancës së këngëtarit shqiptar Alis Kallaçi me këngën “Nân”.

Sipas anëtarit të Eurovision Kosova, Albert Limani, i cili ndodhej së bashku me ekipin e RTK Radios në sallën e mediave, një grua nga delegacioni serb ka tentuar ta largojë flamurin e Kosovës, duke pretenduar se “ky flamur nuk lejohet këtu”.

Ai ka deklaruar se ka ndërhyrë në momentin kur është tentuar prekja e flamurit dhe se situata është mbyllur pa përshkallëzim të mëtejshëm.

Ngjarja ka ndodhur gjatë kohës kur Alis Kallaçi ka performuar në finalen e Eurovisionit, duke interpretuar këngën “Nân”, një baladë emocionale për lidhjen nënë–fëmijë.