Nofka e 20%, peng i VMRO-së dhe i qullashëve shqiptarë!

Shkruan: Medai Shaholli

Prej një çerek shekulli nofka ofenduese e 20% në kushtetutën e Severnistanit po mban peng ndryshimet kushtetuese, sepse bashkë me ndryshimet duhej të hiqej qafe edhe termi ofendues ndaj shqiptarëve siç është 20% i famshëm.

Jo vetëm dje por edhe sot ndaj studentëve shqiptarë mohohet gjuha shqipe në provimin e jurisprudencës, ku sipas më parë po vazhdon ofendimi dhe përdhosja e identitetit shqiptar nga despotët e Shkupit, duke trajtuar gjuhën shqipe si gjuhë shifrash dhe jo me emrin e saj sa vetë historia e këtyre trojeve të Ilirisë së lashtë.

Në këtë masakër dhe përdhunim të identitetit tonë gjuhësor kanë marrë pjesë të gjitha partiçkat tona politike, papërjashtim, ata janë bërë pjesë e kësaj masakre identitare të popullit shqiptar, duke miratuar në kushtetutën e državes termin 20% si referencë për gjuhën shqipe.

Ndërsa, me rastin e Marrëveshjes së Prespës dhe hapjes së kushtetutës partiçkat tona tërhoqën amendamentin që kushtëzonte fshirjen e shifrës së 20% me gjuhë shqipe, ku miratuan vetëm ndryshimin e emrit Severna Makedonija dhe jo fshirjen nga faqet e kushtetutës emrin përdhosës si 20%, në emër të integrimit në NATO.

Pra, në emër të integrimit në NATO, partiçkat tona bënë kurban identitetin gjuhësor të popullit shqiptar, duke ruajtur shifrën e turpit në kushtetutë siç është 20% për një rast tjetër.

Por, rast tjetër nuk ka dhe nuk do të ketë me këta qeveritarë dhe me komitët në kreun e qeverisë, që jo vetëm se nuk kanë vullnet politik për ndryshimet kushtetuese por, i shmangen me këtë rast edhe shlyerjes së nofkës së turpit duke mbajtur 20% në kushtetutë si peng dhe shantazh ndaj partiçkave shqiptare me kushtin e pjesëmarrjes së tyre në qeverinë e koalicionit, se nuk do kërkojnë heqjen e këtij kanceri nga kushtetuta.

Këtij shantazhi me ngjyrime politike dhe shoviniste të kryekomitit Micko, sot i janë nënshtruar “shfalerkat” e reja nga VREDI në bordellon qeveritare, të cilat për hir të atij një çik pushteti dezertuan dhe shkelën premtimet dhe zotimet se brenda 6 muajve në qeverisjen e tyre do të bëheshin ndryshimet kushtetuese, ku as për dy vjet ato nuk u bën dhe se as kanë për të ndodhur me këtë qeveri.

Ndaj, sot është koha kur ju zotërinj vredistë duhet ta braktisnin atë qeveri antishqiptare që mban peng jo vetëm eurointegrimet por dhe 20% e turpit, si mohim dhe përdhunim të identitetit kombëtar!

Në të kundërtën, pjesëmarrja juaj në bordellon qeveritare pa kushtëzuar rikthimin e dinjitetit të nëpërkëmbur dhe fshirjen e 20%, ju bënë ju bashkëfajtorë në krim, ndaj gjuhës shqipe dhe identitetit gjuhësor të kombit tonë,i cili po mbahet në kushtetutë qëllimisht në emër te supremacisë së pushtetit, si “gjuha e një pakice pa emër dhe pa identitet”.

Koha është tani, nesër do të jetë vonë!