Në kuadër të aktiviteteve organizative për Kongresin IX të Partia Demokratike Shqiptare, në Zhelinë u mbajt Kuvendi Zgjedhor i degës së partisë.
Gjatë kuvendit u bë zgjedhja e delegatëve që do ta përfaqësojnë degën e Zhelinës në Kongresin IX, ndërsa anëtarët votuan edhe propozim-listën e kandidatëve për anëtarë të Kuvendit Qendror nga kjo degë.
Para të pranishmëve foli kryetari i Këshillit për Organizimin e Kongresit, Sali Ajdini, i cili theksoi rëndësinë e proceseve të brendshme organizative dhe nevojën që partia të vazhdojë të forcohet përmes unitetit, përgjegjësisë dhe angazhimit të secilit aktivist.
Punimet e kuvendit u zhvilluan në një atmosferë konstruktive, me fokus te përgatitjet dhe mobilizimi për suksesin e Kongresit IX të partisë.





