Berisha: Edi Rama meriton fatin e Maduros dhe atë do ja rezervojë opozita

Kreu i PD-së, akuzoi ashpër kryeministrin Edi Rama për lidhje me krimin e organizuar dhe për, sipas tij, kapjen e institucioneve shtetërore. Ai tha se Rama duhej të ishte prej kohësh para drejtësisë, por nuk është thirrur nga SPAK.

Berisha e cilësoi atë si përgjegjës për ndërtimin e një “narkoshteti” në Shqipëri dhe për favorizimin e grupeve kriminale. Në këtë kontekst, ai deklaroi se Rama “meriton fatin e Maduros”, duke iu referuar situatës politike në Venezuelë.

Sipas tij, opozita do të ketë rol në sjelljen e këtij ndryshimi politik. Berisha theksoi se përgjegjësia penale e kryeministrit, sipas tij, është e pashmangshme.

Griselda Selimaj: Doktor Berisha, javën e fundit janë sekuestruar pasuritë e dy grupeve kriminale të përfshira në trafik droge nga Amerika Latine dhe vendet e BE-së. Ata kanë marrë tendera publikë me vlerë miliona euro. Kanë marrë leje ndërtimi nga Edi Rama. A mendoni se duhet të thirret Rama në SPAK për këtë çështje.

Fjala e tij:

Rama duhet të ishte thirrur në SPAK prej vitesh. Por nuk ka njeri që të guxojë të thërrasë Ramën në SPAK. Rama është frymëzuesi dhe ndërtuesi i narkoshtetit në Shqipëri, është kumbara i të gjitha klaneve të drogës.
Në këtë kontekst mendoj se ai meriton fatin e Maduros.
Por atë fat do të ja rezervojmë ne, opozita. Ai pra duhet të ishte në burg, në burg dhe vetëm në burg për krimet e shëmtuara që ka kryer.

© SYRI.net