
Donald Trump u takua të martën pasdite me ekipin e tij të sigurisë kombëtare në Shtëpia e Bardhë, ndërsa përballej me një vendim kritik mbi hapat e ardhshëm ndaj Iranit. Afati i armëpushimit po afrohej, ndërkohë që administrata amerikane nuk kishte marrë ende asnjë përgjigje nga Teherani lidhur me një propozim paraprak për marrëveshje.
Në takim morën pjesë figura kyçe të administratës, përfshirë zëvendëspresidentin J.D. Vance, sekretarin e shtetit Marco Rubio, sekretarin e mbrojtjes Pete Hegseth dhe drejtues të lartë të sigurisë. Ndërkohë, aeroplani Air Force Two ishte gati për nisjen e Vance drejt Pakistanit për një raund të ri bisedimesh.
Sipas zyrtarëve, SHBA i kishte dërguar Iranit një listë me kushte bazë përpara negociatave, por mungesa e reagimit ka ngritur dyshime mbi suksesin e mundshëm të bisedimeve. Një rol kyç pritet të luajë edhe ndërmjetësimi i Pakistanit, përmes komandantit Asim Munir.


