Qeni endacak sulmon nxënësin në oborr shkolle, këshilltari Blerim Iseni fton prindërit për kujdes

Këshilltari komunal Blerim Iseni shpalos alarmin dhe fton per kujdesin e shtuar të prindërve. Në vazhdim po ju sjellim reagimin e tij:

Prindër të nderuar,

Ju lutemi të shtoni kujdesin ndaj fëmijëve për shkak të pranisë së qenve endacakë. Sot, një nxënës i shkollës fillore “Toli Zordumis” Kumanovë, është sulmuar gjatë pushimit të gjatë në oborrin e shkollës, si pasojë e së cilës ka pësuar lëndime në këmbë!
Rekomandohet që fëmijët t’i përcillni dhe t’i prisni pas mësimit, si dhe t’u siguroni ushqimin me vete. Si këshilltarë komunal disa herë e kemi përmendur këtë çështje para autoriteteve komunale por si për çdo çështje edhe për këtë problem shqetësues përgjigja ka qenë “po merren masa”! Derisa masat e komunës nuk duken askund apelojmë që masa dhe kujdes të kenë prindërit për fëmijët e tyre.
Faleminderit për mirëkuptimin dhe kujdesin!

Blerim Iseni,
Këshilltar në komunën e Kumanovës