Eksperimenti i arsimit dixhital dështoi, Suedia rikthen librat e shtypur

Suedia ka vendosur të rikthejë librat e shtypur në shkolla pas më shumë se një dekade të fokusuar tek arsimi dixhital. Në vitin 2009, shkollat suedeze nisën një transformim të gjerë, ku tekstet tradicionale u zëvendësuan gradualisht nga laptopë dhe tablete. Synimi ishte modernizimi i mësimdhënies dhe përgatitja e nxënësve për një botë gjithnjë e më të digjitalizuar.

Megjithatë, pas disa vitesh zbatimi, ekspertët vunë re probleme si ulje e përqendrimit, vështirësi në të kuptuarit e teksteve dhe dobësim të aftësive të shkrimit. Studime nga institucione kërkimore suedeze kanë treguar se përdorimi i tepërt i ekraneve mund të ndikojë negativisht në procesin e të nxënit.